Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dënuar ekspozitën mbi masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e cilësuar atë si përpjekje për relativizim të krimeve serbe dhe shtrembërim të historisë.
Në një konferencë për media, Gazmend Syla nga OVL-UÇK deklaroi se ekspozita përmban shpifje dhe është financuar me paratë e qytetarëve, duke theksuar se ajo përdhos të vërtetën e luftës dhe sakrificën e viktimave dhe dëshmorëve. Ai u shpreh se vënia në dyshim e historisë përbën sulm ndaj dinjitetit kombëtar.
Syla bëri të ditur se OVL-UÇK do të organizojë protestë të hënën në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen në mbrojtje të historisë së luftës dhe në nderim të martirëve.




