Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, u shpreh optimist para ndeshjes vendimtare kundër Turqisë, duke theksuar se gjasat për fitore janë të barabarta dhe synimi kryesor i tij është kualifikimi në Botërorin 2026.
Foda foli edhe për Edon Zhegrovën, i cili mund të luajë nga fillimi, dhe për strategjinë e ekipit për të shfrytëzuar kundërsulmet kundër Turqisë.
Ai vlerësoi forcat e Turqisë, por shprehu besim te të gjithë lojtarët e Kosovës.
Ndeshja finale e “play-off”-it zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./EO/




