Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, njoftoi se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet këtë të enjte.
Ai theksoi se në seancë nuk u diskutua çështja e zgjedhjes së presidentit.
Tahiri kritikon qeverinë dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit duhen të paktën 80 vota dhe se nuk ka pasur marrëveshje për këtë.
Ai shtoi se nuk do të marrin pjesë në takime të organizuara një me një për këtë çështje./EO/




