Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën qendrore të Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ishte mes Lushnjës dhe Elbasanit, rreth 10 km nga Lushnja dhe 28 km nga Elbasani.
Lëkundjet u ndjenë për disa sekonda dhe shqetësuan banorët, por nuk ka raportime për dëme materiale ose persona të lënduar.




