Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të angazhojë Ushtrinë e saj për të marrë pjesë në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza, me qëllim ndihmën e popullit palestinez. Ai theksoi se Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për ndihma humanitare në Gaza në fund të janarit 2025.
“Ministria e Mbrojtjes ka propozuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin stabilizues, dhe tani është në rend dite kërkesa për miratimin e këtij vendimi nga Kuvendi i Kosovës”, tha Kurti. Ai shtoi se FSK ka një reputacion të fortë ndërkombëtar për aftësitë e saj në kërkim-shpëtim dhe deminim.
Kurti e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë mision, duke nënvizuar se vendi ka qenë përfitues i mbështetjes nga Forcat Ndërkombëtare që nga vitit 1999.




