Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar pezullimin nga puna të dy inspektorëve të zonës dhe të zyrtarit përgjegjës, pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.
Rama theksoi se punishtet ndërtimore duhet të inspektohen rreptësisht nga Inspektorati komunal për të garantuar sigurinë e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësinë e punimeve sipas projektit të pranuar.
“Çdo neglizhencë është e patolerueshme ❌. Përveç procedurave nga Komisioni Disiplinor, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë për hetimet e nisura menjëherë”, tha Rama.
Ai shtoi se edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të respektojnë standardet e sigurisë dhe kushteve të punës, dhe çdo shkelje do të përballet me masa të rënda ligjore.




