Të hënën, moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të izoluara shiu gjatë pjesës së parë të ditës. Megjithatë, përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, reshjet do të intensifikohen lokalisht.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi nga 10 deri në 31 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale pritet të variojnë nga 9 deri në 15°C.




