Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të ZRRE për të shtyrë hyrjen në fuqi të tarifave të reja të energjisë elektrike deri më 1 maj 2026.
Ajo theksoi se, pavarësisht shtyrjes, barra financiare bie mbi qytetarë, duke përmendur importin e 259 milionë euro energji elektrike në vitin 2025.
Bajrami kritikoi lidhjen e vendimeve mbi çmimin e energjisë me interesat politike dhe jo me interesin afatgjatë të qytetarëve, duke paralajmëruar se rritja eventuale e çmimeve do të reflektohet direkt në faturat e energjisë.




