Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykata e Apelit e Kosovës që caktonte paraburgim ndaj të pandehurve në rastin e njohur si “1 milionëshi”.
Çështja kthehet për rivendosje në të njëjtën gjykatë për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale.
Supremja vendosi të aprovojë ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, duke konstatuar se Apeli nuk kishte lidhur qartë provat me veprimet e të pandehurve.
Gjykata theksoi se ekzistimi i dyshimit të bazuar është kusht themelor për caktimin e paraburgimit, sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.




