Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ka goditur rëndë Iranin dhe aleatët e tij, duke e përshkruar situatën si një “kthesë strategjike” në rajon. Ai shtoi se, megjithëse konflikti nuk ka përfunduar ende, Izraeli ndodhet në një pozicion më të fortë, ndërsa Irani është më i dobët se kurrë.
Netanyahu gjithashtu kritikoi qasjet e ish-udhëheqësve amerikanë ndaj kërcënimit iranian dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për rrezikun që përfaqëson regjimi iranian. Deklarata e tij vjen në një moment kur SHBA po ndjek rrugën diplomatike përmes negociatave, ndërsa Izraeli vazhdon operacionet ushtarake kundër aleatëve rajonalë të Iranit.




