Bordi i Paqes ka reaguar pozitivisht pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gazë, duke e mirëpritur këtë angazhim.
Në një postim në rrjetin social X, Bordi i Paqes theksoi mbështetjen për vendimin e institucioneve të Kosovës:
“Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë.”
Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit çështja do t’i kalojë Kuvendit për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit.




