Kryetari i Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Pastasel të Rahovecit, ku u shënua 27-vjetori i rënies së 106 martirëve.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se plumbat e armikut nuk kursyen as të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella në familjet e tyre.
Ai vuri në dukje se kujtimi për të rënët është i përhershëm dhe se detyrë e çdo qytetari është mbrojtja dhe forcimi i Kosovës, për të cilën ata dhanë jetën.
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, familjarë dhe bashkëpunëtorë të martirëve.




