Tarifat e reja të energjisë elektrike në Kosovë, të cilat zakonisht hynin në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
Ai tha se tarifat aktuale do të mbeten në fuqi gjatë muajit prill, ndërsa ZRRE-ja po shqyrton kërkesat e tre operatorëve energjetikë për rritjen e çmimeve për vitin 2026: Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).
KESCO ka kërkuar një rritje mbi 20% të tarifave për këtë vit, duke argumentuar rritjen e importit të energjisë dhe rehabilitimin e njësive gjeneruese në termocentralin Kosova B. Po ashtu, në dokumente përmendet edhe ndikimi i rritjes së pagës minimale nga Qeveria e Kosovës.
ZRRE-ja ka bërë të ditur se do të aprovojë vetëm kostot që konsiderohen të arsyeshme, ndërsa vitin e kaluar rritja e tarifave ishte 16.1%.
Sipas tarifave aktuale, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë. Për tarifat e ulëta gjatë natës (23:00 – 08:00), çmimi për deri në 800 kilovat është 3.88 centë për kilovat, ndërsa për mbi 800 kilovatë është 7.28 centë.
Ky shtyrje jep kohë shtesë për shqyrtimin dhe vendimmarrjen për ndryshimet e reja të çmimeve të energjisë.




