Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2026, pasi u mposht me rezultat 0:1 nga Turqia në stadiumin Fadil Vokrri Stadium. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të.
Megjithatë, sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nderoi ekipin kombëtar me Medaljen e Artë Presidenciale.
Me këtë rast, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga presidentja, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndër vite.
Ai theksoi se, pavarësisht mungesës në Botëror, kjo mirënjohje ka vlerë të veçantë për ekipin, pasi vjen nga shteti i tyre.
Ademi shtoi se Federata dhe futbollistët janë të përkushtuar që në të ardhmen të arrijnë suksese më të mëdha.
“Besoj se një ditë do të vijmë me medalje nga Kampionati Evropian dhe do ta bëjmë krenar vendin tonë”, u shpreh ai, duke falënderuar gjithashtu komunitetin e gjerë të futbollit në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme.




