Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Özkan Ulutaşh, ka zhvilluar një takim me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Türkiye, Osman Aşkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh, përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it, si dhe prioritetet kryesore për të ardhmen.
Gjeneralmajor Ulutaşh theksoi gjithashtu kontributin afatgjatë të Türkiye në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj këtij misioni.




