Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmet kibernetike që goditën portalin Vox Kosova, duke ndikuar në pengimin e lirisë së medias dhe shpërndarjes së informacionit.
Sipas AGK-së, llogaritë e Vox Kosova janë mbyllur disa herë në rrjetet sociale: dy herë në Facebook, dy herë në TikTok dhe një herë në Instagram.
AGK ka bërë thirrje te Policia dhe Prokuroria e Kosovës për të zhvilluar hetimet e nevojshme dhe për të identifikuar autorët e këtyre sulmeve.
Asociacioni thekson se qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Vox Kosova dhe mediat e tjera të prekura nga sulmet kibernetike.




