Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në shtëpinë e Ahmet Ukshinaj. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi se nuk do të harrohen kurrë ata që ranë për liri.
Ai kujtoi sakrificat e dhjetëra shqiptarëve të paarmatosur nga Lybeniqi, Buçani, Rashiqi, Loxha, Kosuriqi dhe Prilepi, dhe dekoroi Ahmet Ukshinajn për angazhimin e tij në çështjen kombëtare.
Haradinaj theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të të rënëve: “Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre u bënë mburojë e kësaj toke.”




