Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, e cila pritet të nisë nga ora 10:00.
Në rendin e ditës janë gjithsej 16 pika, duke përfshirë miratimin e procesverbaleve, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato me Bashkimin Evropian, Bankën Evropiane për Investime dhe BERZh, si dhe projekte në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe mjedisit.
Po ashtu, në rend dite janë formimi i disa komisioneve ad-hoc, përzgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Bordin e RTK-së, si dhe shqyrtimi i buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026.




