Ai është shprehur i impresionuar me potencialin dhe rolin që këta të rinj pritet të kenë në zhvillimin e shoqërisë në Kosovë.
Hargreaves bëri të ditur se bursistët e fundit të programit Chevening u mblodhën për një takim në rezidencën e tij, duke theksuar se studimet në Britani i kanë pajisur ata me njohuri dhe aftësi në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies.
Ai shtoi se pret me interes të shohë kontributin e tyre në të ardhmen, ndërsa ata bëhen pjesë e komunitetit të alumnëve Chevening.




