Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para fillimit të seancës lidhur me çështjen e presidentit.
Ai deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, Lëvizja Vetëvendosje ka një plan të përcaktuar në kohë për këtë proces. Sipas Haradinajt, synimi është që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, të marrë rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
“Duket që në VV kanë një plan kohor. Ata synojnë që kryetarja e Kuvendit të jetë ushtruese detyre e presidentit.
Çdo zhvillim pritet të nisë pasi të kemi ushtruesin e ri të detyrës së presidentit, e më pas mund të fillojnë bisedat apo konsultimet,” ka deklaruar ai.
Haradinaj shtoi se aktualisht nuk ka zhvillime konkrete dhe se, sipas tij, gjithçka lidhet me kohën, duke përmendur datën 5 prill si momentin kur pritet që Haxhiu të marrë këtë detyrë./EO/




