Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mbajë gjatë prillit raportimin e parë për këtë vit mbi situatën në Kosovë, ku do të paraqiten zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.
Në raport, që do të prezantohet nga Peter Due, theksohet se nuk ka pasur progres domethënës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të tij, Peter Sorensen.
Raporti përmend edhe zhvillimet e brendshme politike, përfshirë vonesat paszgjedhore dhe ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rritjen e retorikës së sigurisë në rajon.
KS i OKB-së thekson se ruajtja e stabilitetit dhe ulja e tensioneve, veçanërisht në veri të vendit, mbeten prioritete kryesore, ndërsa mbështetja për dialogun Kosovë–Serbi vazhdon, pavarësisht ndarjeve mes fuqive të mëdha.




