Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, kritikoi në Kuvend rritjen e vazhdueshme të çmimeve të derivateve, duke e cilësuar atë një barrë të rëndë për familjet, bizneset dhe ekonominë e vendit.
Bytyqi theksoi se politika aktuale ka kontribuar në këtë situatë dhe kërkoi masa urgjente nga qeveria, përfshirë shqyrtimin e heqjes apo uljes së përkohshme të akcizës dhe TVSH-së për derivatet.
Ajo theksoi se kjo do të ulte çmimet e transportit dhe shërbimeve, do të ndihmonte frenimin e inflacionit dhe do të siguronte një lehtësim të menjëhershëm për qytetarët dhe bizneset.




