Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi pas publikimit nga ish-ministri i Bujqësisë dhe kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, të një vendimi të Prokurorisë. Peci pretendoi se kallëzimi penal ndaj tij për grantet në bujqësi ishte hedhur poshtë.
Megjithatë, Prokuroria e sqaroi menjëherë se kallëzimi nuk lidhej me grantet, por me ushtrimin e dy funksioneve njëkohësisht.
Në një postim në Facebook, Guri theksoi se gjithmonë kishte pasur dyshime për sjelljet e Pecit, por tani kuptoi se ai gjithashtu ka “probleme me leximin” të vendimeve zyrtare.




