Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për një orë, raporton Ekonomia Online.
Në këtë seancë, e vetmja pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rritjeje në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit.




