Njësitë e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore kanë zhvilluar me sukses ushtrime fushore në nivel skuadre dhe togu, me fokus në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes profesionale.
Ushtrimet “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” kanë përfshirë zhvillimin e aftësive taktike, mbështetjen logjistike, si dhe operimin në kushte të vështira.
Këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e ushtarakëve për standarde të larta dhe përmbushjen e misioneve.






