Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për miratimin e një marrëveshjeje financiare ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, Qeveria turke do të mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke, që përkthehen në rreth 3.8 milionë euro.
Maqedonci theksoi se kjo mbështetje synon rritjen e kapaciteteve të FSK-së në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.





