Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet në bujqësi.
Peci, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka reaguar duke thënë se drejtësia ka folur qartë në këtë rast, ndërsa e cilësoi situatën si të vështirë për të dhe familjen e tij.
Ai ka mohuar çdo përfshirje në ndikim apo ndërhyrje në ndarjen e subvencioneve dhe granteve, duke theksuar se asnjëherë nuk ka kontaktuar apo udhëzuar askënd në këtë proces.
Peci gjithashtu ka paralajmëruar se do të iniciojë kallëzim penal për kallëzim të rremë ndaj zyrtarëve të LDK-së, duke përmendur Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami.
Ai shtoi se gjatë mandatit të tij janë ndarë qindra milionë euro për fermerët dhe se nuk ka pasur raste të dëshmuara të përfitimeve jashtë kritereve ligjore.




