Armend Muja, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka pritur në takim zyrtar homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla.
Sipas njoftimit, palët do të zhvillojnë një takim bilateral, si dhe një takim pune ndërmjet delegacioneve përkatëse.
Pas përfundimit të takimeve, është paraparë të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media.




