Qeveria e Shqipërisë ka vendosur uljen me 20% të akcizës për naftën dhe benzinën, në rastet kur çmimet kalojnë 220 lekë për litër për naftën dhe 200 lekë për litër për benzinën.
Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, në kushtet e luhatjeve të tregjeve globale të energjisë.




