Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për ngacmim dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 3 prill 2026 në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”, ku i dyshuari dyshohet se ka publikuar një video në rrjetet sociale me përmbajtje fyese ndaj familjes Haradinaj.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta), njëra me katër fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.




