Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Veternik.
Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, të plagosurit janë sjellë rreth orës 03:25 në Qendrën Emergjente nga policia dhe ndihma e shpejtë.
Bëhet fjalë për dy persona të lindur në vitet 1995 dhe 1999, të cilët dyshohet se janë plagosur në një restorant.
Gjendja e tyre është stabile dhe ata i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Pas trajtimit fillestar, pritet që të vazhdojnë mjekimin në repartin e Ortopedisë në QKUK.




