Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, balerini Ilir Shaqiri, iu bashkua spektaklit Ferma VIP 3 mbrëmjen e së premtes, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Iliri është i njohur për karrierën e tij në balet dhe për angazhimet si anëtar jurie në disa sezone të “Dancing With The Stars”.
Në këtë format të ri, ai do të përballet me sfida dhe situata të ndryshme nga rutina e përditshme, duke u testuar në një mjedis krejt ndryshe.
Hyrja e tij në “Ferma VIP 3” u prit me interes të madh, duke pasur parasysh eksperiencën e mëparshme të Shaqirit në Big Brother VIP Albania, ku fitoi finalen dhe çmimin prej 100 mijë eurosh.
Tani, publiku do të ndjekë adaptimin e tij dhe performancën në këtë reality-show.




