Vjosa Osmani ka përmbyllur mandatin e saj pesëvjeçar, duke ia dorëzuar detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në fjalën e saj, Osmani shprehu shpresën që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjedhë sa më shpejt presidentin ose presidenten e re, me qëllim ruajtjen e stabilitetit institucional.
Ajo theksoi se vendi dhe bota po përballen me sfida të mëdha, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së proceseve shtetërore dhe institucioneve funksionale.




