Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Deçan, dënoi fuqishëm fyerjet ndaj ish-komandantit Ramush Haradinaj dhe familjes së tij, duke theksuar se ato godasin sakrificën, qëndresën dhe vlerat kombëtare të Kosovës.
OVL-UÇK kërkon nga organet e drejtësisë që përgjegjësi të mbajnë masat maksimale sipas ligjit, për të mbrojtur dinjitetin e familjes dhe rendin publik, duke paralajmëruar se tolerimi i këtyre akteve do të ishte një goditje ndaj unitetit dhe vlerave të lirisë.




