Visar Azemi ka bërë thirrje që Prokuroria të ndalojë menjëherë çdo ndërhyrje të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë, deri në përfundim të hetimeve dhe mbledhjen e provave.
Ai paralajmëron se ndryshimi, fshehja apo manipulimi i njehsorëve mund të përbëjë vepër penale dhe thekson nevojën për të siguruar që hetimi i këtij skandali të zhvillohet pa pengesa.




