Ish-deputetja Besa Ismaili ka kritikuar modelin politik të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai prodhon varfërim, rrit kontrollin shtetëror mbi qytetarët dhe dobëson konkurrencën.
Në një postim në Facebook, Ismaili ka shtuar se ky model shfaq centralizim të pushtetit dhe kufizim të kritikës, duke vënë në pikëpyetje orientimin e tij politik dhe ideologjik.
Ajo thekson se qytetarët që mbështesin Kurtin duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat materiale dhe shpirtërore që mund të sjell ky model.




