Në Pejë, një person i dyshuar për kërcënime dhe posedim armësh pa leje është dërguar në repartin psikiatrik pas një incidenti ndaj familjes Haradinaj.
Ngjarja ndodhi më 3 prill 2026, kur i dyshuari publikoi një video me kërcënime dhe ofendime ndaj familjes.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia sekuestruar dy armë pa leje, dy karikatorë dhe katër fishekë.
Pas arrestimit dhe hetimeve fillestare, me rekomandim të mjekut psikiatër, ai u hospitalizua nën mbikëqyrjen e autoriteteve policore.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.




