Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, Kevin Grosskreutz, ka rekomanduar sulmuesin kosovar Fisnik Asllani si kandidatin ideal për të forcuar repartin ofensiv të klubit gjerman.
Grosskreutz, i cili ka luajtur mbi 230 ndeshje me Dortmundin dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, ka shprehur admirimin për formën e lartë të 23-vjeçarit me Hoffenheimin, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 28 ndeshje.
Ai ka shtuar se transferimi në “Signal Iduna Park” do të ishte një hap i duhur për karrierën e tij.
Bundesliga ka përzgjedhur gjithashtu pesë momentet më të mira të Asllanit, duke nxjerrë në pah aftësitë dhe ndikimin e tij në fushë.




