Reperi Fero ka ndarë me fansat sfidat që e kanë shoqëruar gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë betejat ligjore dhe mbingarkesën që e penguan të publikonte muzikë rregullisht.
Megjithatë, ai ka vazhduar krijimin e muzikës çdo ditë dhe tani ka zbuluar planin e ri: do të publikojë nga një këngë çdo dy javë.
Fero premtoi se kjo është vetëm pjesa e parë e projekteve që ka për vitin, duke falënderuar fansat për mbështetjen.




