Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se të premten ka nënshkruar vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e konkurrencës në treg.
Sipas vendimit, i cili u mor më 3 prill 2026 dhe u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, masa hyn në fuqi sot, më 4 prill 2026.
Të dhënat tregojnë se nafta ka hyrë në doganë me çmim 1.77 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal me akcizë dhe TVSH nuk mund të tejkalojë 1.91 euro për litër. Për benzinën, çmimi doganor është 1.30 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal në treg mund të jetë 1.44 euro për litër.
Marzha tregtare maksimale e lejuar mbetet:
Shitja me shumicë: deri në 2 cent për litër
Shitja me pakicë: deri në 12 cent për litër
Vendimi parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe koordinim me Autoritetin e Konkurrencës.
Ministrja bëri thirrje që operatorët ekonomikë ta respektojnë vendimin, duke theksuar se çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive.
Si pasojë e këtij vendimi, çmimi maksimal i naftës ka mbetur më i ulët se 1.83 euro për litër, niveli i regjistruar më 3 prill.




