Donald Trump ka propozuar ndarjen e 152 milionë dollarëve për rihapjen e Alcatraz si burg funksional, në kuadër të buxhetit për vitin fiskal 2027.
Plani synon transformimin e ish-burgut në një strukturë moderne sigurie, megjithëse është pritur me kritika për koston dhe sfidat logjistike.
I mbyllur që nga viti 1963 për shkak të shpenzimeve të larta, Alcatraz sot funksionon si atraksion turistik që gjeneron të ardhura të konsiderueshme.




