Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga e hëna do të nisë konsultimet me krerët opozitarë lidhur me çështjen e Presidentit.
Takimi i parë pritet të zhvillohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe sipas burimeve, do të fillojë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.
Ky është hapi i parë drejt dialogut ndërmjet qeverisë dhe opozitës për këtë çështje.




