Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Në një mesazh përmes rrjeteve sociale, ai theksoi se kjo festë simbolizon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore.
Abdixhiku shtoi se Pashkët janë simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë, duke uruar që kjo ditë të shërbejë si frymëzim për më shumë bashkim dhe mirëkuptim në shoqëri.




