Naftëtarët në Kosovë nuk po e respektojnë plotësisht çmimin maksimal të caktuar nga Ministria, duke e arsyetuar këtë me koston e lartë të furnizimit.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se çmimi i furnizimit për një litër naftë arrin deri në 1.88 euro, ndërsa në treg po shitet nga 1.84 deri në 1.94 euro. Sipas tij, kompanitë po operojnë pa fitim.
Ai theksoi se mungesa e furnizimit dhe situata në Ngushtica e Hormuzit kanë ndikuar në rritjen e çmimeve.
Ndërkohë, sipas vendimit zyrtar, çmimi maksimal për naftë është 1.86 euro, por në disa zona ka arritur deri në 1.96 euro për litër.




