Blloku A4 i Termocentrali Kosova A ka pësuar një ndërprerje dhe është shkëputur nga sistemi, duke rritur rrezikun për probleme në furnizimin me energji elektrike.
Sipas raportimeve, rënia e këtij blloku pritet të ndikojë në stabilitetin e rrjetit energjetik, ndërsa situata rëndohet edhe nga problemet e vazhdueshme në bllokun B1, i cili ka dalë shpesh jashtë funksionit gjatë ditëve të fundit./EO/
Këto zhvillime mund të shkaktojnë reduktime të energjisë për konsumatorët në vend.




