Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka kritikuar pushtetin lidhur me rritjen e çmimit të naftës, duke thënë se “as që e kupton” barrën që kjo u shkakton qytetarëve.
Ai ironizoi duke deklaruar se zyrtarët udhëtojnë me makina zyrtare “pa lekë”, ndërsa për çmimin e sotëm që ka arritur deri në 1.91 euro për litër, tha se “mbase nuk është edhe shumë shtrenjtë”.
Deklarata e tij vjen në kohën kur çmimet e derivateve vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët.




