Federata e Basketbollit e Kosovës është bërë pjesë e kampanjës për Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim, duke theksuar rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Me këtë rast, federata rikujtoi fuqinë që ka basketbolli për të ndërtuar ura mes njerëzve, për të frymëzuar gjenerata të reja dhe për të promovuar vlera pozitive në shoqëri.
Në mesazhin e saj, FBK theksoi se sporti përfaqëson paqe, zhvillim dhe shpresë, duke nxitur bashkëpunim dhe mirëkuptim mes komuniteteve.




