Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nga Peja, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
Hetuesit e IPK-së ndërhynë pas pranimit të informacionit, duke intervistuar viktimën, bashkëshorten e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, zyrtari policor është ndaluar për 48 orë.
Përveç procedurave hetimore, ai është suspenduar nga detyra si pjesë e procedurave administrative.
Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, do të vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.




