Irani ka refuzuar kërkesën e presidentit Donald Trump për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar ndryshime të përhershme në mënyrën e kontrollit të kësaj rruge kyçe detare.
Deklaratat e Gardës Revolucionare të Iranit tregojnë se ngushtica nuk do të rikthehet në gjendjen e mëparshme dhe po përgatiten masa të reja për kontrollin e kalimit të anijeve, duke përfshirë kufizime për flotën amerikane dhe izraelite.
Analistët vlerësojnë se Irani po përdor këtë rrugë strategjike si mjet presioni ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa çdo tentativë për ndërhyrje rrit rrezikun e përshkallëzimit ushtarak në rajon.//sinjali//




