Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, tha se nuk ka lëvizje të reja, por mbetet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me opozitën.
“Sfida jonë nuk është formimi i qeverisë, por kur një parti ka 81 deputetë dhe përpiqet të zgjedhë vetë presidentin. Besoj se me takime dhe biseda mund të arrihet marrëveshje”, tha Kurti.
Ai njoftoi se do të vazhdojë takimet, duke përfshirë edhe një me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, duke ruajtur konfidencialitetin e diskutimeve./EO/




